sh deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas Raporti të fundit i Moody’s për velerimin e ekonomisë.
“Asgjë pozitive për Shqipërinë”, vlerëson Jorida Tabaku që sipas saj raporti nxjerr mashtrimin e Ministrise se Financave.
“Qeveria e kalbëzuar nga korrupsioni. Ndryshimi i pandalshëm”, shkruan ajo në një postim në facebook.
Ja postimi i plotë:
Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.
Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.
Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.
Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.
Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.