Eshtë kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu ka bërë edhe këtë fundjavë.
Përmes një statusi në Facebook, Meta thotë se ndodhet në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.
“Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj”,- thotë Meta.
Përmes një statusi tjetër, Presidenti shton: “Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve.