Martin Henze: Shqipëria në emergjencë Kushtetuese…
Këshilltari politik i CDU-së, Martin Henze, ka reaguar lidhur me situatën serioze të krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Henze shkruan se kryeministri shqiptar u tall me pandeminë dhe nuk e mori seriozisht situatën. Sipas tij, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për qeverisjen kaotike.
Këshilltari i CDU-së shton se për të përballur krizën e pandemisë dhe sigurisht krizën politike duhet që vendi të drejtohet nga një qeveri kalimtare.
“Në Shqipëri nuk ka kontroll serioz të pandemisë: 4 muaj tallje nga Rama, 20 muaj nxjerrje autoblindash në rrugë, mungesë testimesh, vetëm korrupsion, qeveri kaotike, dorëheqje menjëherë dhe qeveri kalimtare, është një emergjencë!”,- shkruan në një postim në Twitter, Martin Henze.