Haradinaj vlerëson gadishmërinë e Thaçit për tu intervistuar nga Gjykata Speciale

Hënë, 13 July 2020 14:43

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se vlerëson gadishmërinë e Presidentit Thaçi për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se lufta e UÇK ishte e drejtë dhe se vlera e saj nuk do të humbasë pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar atë.

“E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi”.

Deklarata e Haradinaj erdhi pas mbërritjes së Presidentit Thaçi në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, për tu intervistuar për akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime gjatë Luftës së Kosovës.

Në 24 qershor Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, bashkë më të tjerë, janë akuzuar zyrtarisht për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë.

Login to post comments