Gjatë debatit në emision, Murrizi pranon gjithashtu se kjo u bë në këmbim të ofertës së tij për listat e hapura
Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.
Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!
Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?
Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.
Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?
Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.
Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.
Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!
Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!
Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!