Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili sot është kreu i Këshillit Kombëtar të PD është shprehur kundër ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës për Listat e Hapura dhe ndalimin e koalicioneve.
Nishani kujton se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk përfaqësojnë vullnetin politik të mazhorancës parlamentare, por atë të sovranit. Më tej ai shton se këto ndryshime po bëhen pa konsensusin e opozitës dhe se në zgjedhje nuk ka mazhorancë dhe opozitë, por blloqe politike që garojnë të barabartë.
STATUSI NGA BUJAR NISHANI
Gangsterri në krye të sektit të hajnisë vetquajtur “rilindsa”, që e mbushi Parlamentin me trafikantë, vrasës e të dënuar ordinerë, që mbushi bashkitë e vendit me përdhunues, falsifikatorë e drogmenë, pretendoka të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor me votat e tij, pa konsensusin e opozitës !!!!!
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk jane ligje e legjislacion që përfaqësojnë vullnetin politik të maxhorancës parlamentare.
Kushtetuta e Republikës përfaqëson vullnetin e shumicës absolutet të sovranit, duke garantuar madje, të drejtat themelore të çdo minorance.
Kodi Zgjedhor përfaqëson vullnetin e barabartë politik të maxhorancës dhe opozitës pasi në proçesin zgjedhor nuk ka maxhorancë dhe opozitë por blloqe politike që garojnë të barabartë.
Gangsterri, në votimet më të fundit mori veç 15% të përfaqësimit popullor.
15%-shi, si sekti i hajnisë do t’ju imponojë vullnetin shqiptarëve mbi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor ?
Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për t’ja dhuruar gangsterrit në këtë “fakt të kryer”.
Le të shohim !