Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e forta që bëri Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag, Johann David Wadephul.
Kreu i shtetit theksoi se Wadephul përfaqëson Bundestagun gjerman dhe se është avokat i mirë për shqiptarët. Po ashtu ai theksoi se Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU ka bërë çdo gjë që Shqipëria mos të ishte tek 15 kushtet.
“Besoj se parlamenti Europian ka folur qartë me 520 e ca vota se çfarë duhet të bëjë Shqipëria. Nuk është një personalitet diku, apo diku tjetër se çfarë duhet të bëjë Shqipëria. Para se të vija këtu ndoqa një postim Twitter të zëdhënëses së BE. Në lidhje me deklaratat e Wadephul, them se në Gjermani vendos Bundestagu. Nuk vendos as qeveria atje, as presidenti, por Bundestagu. Dhe Bundestagu është zoti Wadephul. I tha ai të gjitha gjërat. Zoti Wadephul është Bundestagu. Merreni dhe shikojini deklaratat e tij në 4 vite. Mund të them dhe këtë tjetrën, ka qenë dhe mbetet avokati më i mirë, më i përgjegjshëm dhe më bujar, më i sinqertë i Shqipërisë. Zoti Wadephul ka bërë çdo gjë që Shqipëria mos të ishte tek 15 kushtet. Na i ka thënë më parë se çfarë duhet të bëjnë. Ata nuk mund të ndryshojnë rregullat në BE dhe ne t’i marrim eurot dhe ata të futen në bela. Zoti Wadephul dhe zotërinjtë e tjerë kanë bërë çdo përpjekje që të mbajnë derën e Shqipërisë të hapur. Shqipëria ka vetëm një të ardhme, vetëm në BE.