Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet kushtetuese, vjen një kundërpërgjigje nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ shtron pyetjen se pse Rama ka kaq frikë nga populli. Po ashtu ai ndalet tek referendumi, ndërsa shton se dhe atë do ta fitojë sërish populli për herë të tretë.
REAGIMI I BLUSHIT
PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?
Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.
Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.
MOS KINI FRIKË NGA POPULLI!