Qëndrimi anti-testim është kriminal!

E mërkurë, 22 July 2020 19:55

Nga Sali Berisha

Italia, 350-443 teste për një rast Covid-19 pozitiv.

 
 
 

Shqipëria, 3-4 teste për një rast Covid-19 pozitiv.

 
 
 

Testimi për një rast me Covid-19 në Shqipëri është 70 deri në 116 herë më i ulët se sa në Itali.

 
 

Në komunikatat e tyre te manipuluara te datave 20-21 korrik, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia njoftuan se u kryen përkatësisht 267 dhe 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuan 81 dhe 119 raste. Sipas kësaj statistike, dy ditët e kaluara në Shqipëri u realizuan 3 dhe 4 testime për 1 rast. Ndërkohë Italia katër ditë më parë kishte kryer 56000 testime dhe kishte 160 raste, kurse dje kishte 129 raste pozitiv me Covid-19, pra Italia kishte kryer nga 350 deri në 443 testime për 1 rast pozitiv.

Kështu, numri i testimeve në Itali për 1 rast pozitiv me Covid-19 është 70 deri në 116 herë më i lartë se sa në Shqipëri.

Paraqita këto të dhëna këtu për të treguar se sot infektimi ditor për 1 milionë banorë në Itali është 2.15-2,66 raste, kurse në Shqipëri ky infektim është 29 dhe 42,5 raste për 1 milion banorë, pra është 13-17 herë më i lartë në Shqipëri se sa në Itali.

Politika e anti-testimit apo testimit sa për sy e faqe që u zbatua që në fillim nga Edvin Xhahili, është shkaku themelor se pse Shqipëria pas hapjes ka një rritje alarmante 4-7 herë të rasteve me Covid-19. Kështu, në Shqipëri pas hapjes numri i të infektuarve është 13-17 herë më i lartë se sa në Itali pas hapjes.

Refuzimi që në fillim i testimit të gjerë, vetëm e vetëm se nuk u blenë testet dhe për të zvogëluar artificialisht përmasat e infeksionit, pati si pasojë direkte licencimin shtetëror të personave të infektuar për të infektuar pa dijeninë e tyre sa më shumë të tjerë duke mos e zbuluar virusin aty ku ndodhej dhe ky është një krim i shëmtuar.

Po kaq kriminale ishte në këtë kontekst dhe moslejimi i laboratorëve të vendit për të bërë testin për Covid-19 duke gënjyer pafytyrësisht se laboratorët për të bërë testimin duhet të akreditohen nga OBSH.

Sot kudo në botë ky test bëhet falas ose kundrejt pagesës me 50 euro edhe në qendra ambulante në rrugë dhe në farmaci etj.

Cilat janë pasojat e qëndrimit anti-testim?

Pasojat e qëndrimit anti-testim janë katastrofale për Covid-19 dhe konkretisht:

1-Dalja e plote jashtë çdo kontrolli e pandemisë së Covid-19, përhapja e lirë e vetëdijshme e saj duke mos zbuluar po me qëllim se nuk do të bësh testimin qindra dhe mijëra raste me Covid-19.

2-Krijimi i bombave biologjike të mëdha spitalore si gjenerator të fuqishëm të përhapjes së infeksionit në mbarë vendin.

3-Rraskapitje dhe demoralizim i të gjithë punonjësve të vijës së parë të frontit, të cilët atëherë kur prisnin dritë në fund të tunelit, shohin dallgën e 4-5 fishimit të numrit të rasteve dhe mbushjen rishtas të spitaleve me të sëmurë me Covid-19 nga qëndrimi dhe menaxhimi epidemiologjik xhahil i pandemisë nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia, në një kohë kur vala e dytë e saj pritet në vjeshtë.

Duke dënuar me forcën më të madhe qëndrimin anti-testim të kryepidemiologut Edvin Xhahil Surreli, kërkoj decentralizimin e menjëhershëm të testimit molekular për Covid-19 dhe i bëj thirrje OBSH të ndërmarrë menjëherë një hetim ndërkombëtar për qëndrimin anti-testim dhe manipulimin e të dhënave të pandemisë se Covid-19 në Shqiperi nga Edvin Mafia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...