Një paralajmërim i Yuri Kim edhe kundër listave të hapura

E mërkurë, 22 July 2020 19:56

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një paralajmërim të pastër ndaj kryetarëve të partive politike.

“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruan ambasadorja në Twitter.

 
 
 
 

Portalet e interpretuan sipas dëshirave të tyre komentin e saj. Disa thanë se paralajmërimi shkon për Partinë Demokratike, kur dihet se nuk ka asnjë forcë tjetër që i ka pasur listat më të pastra dhe nuk është investuar më shumë për vetingun në politikë dhe për certifikimin e kandidaturave sa selia blu.

 
 
 

Se kush i ka mbushur listat e deputetëve dhe kryebashkiakëve me njerëz të krimit, kjo dihet. Edhe në kushtet kur garoi vetëm, Edi Ramës i janë rrëzuar dhjetëra kryebashkiakë të krimit.

 
 

Por mesazhi i Kim duhet lexuar në një këndvështrim më të gjerë. Ai tregon se në rastet tipike, një parti apo një lider i papërgjegjshëm mund të mbushë listat me çfarëdolloj njerëz të korruptuar dhe kriminelë. Këta të fundit mund të depërtojnë në Kuvend me çfarëdo sistemi.

Ne kemi parë raste kur edhe parti të vogla kanë kandiduar emra të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Sikundër kemi parë rastin ekstrem të Rilindjes kur një kandidat i ‘zbriti’ me dhunë nga lista të gjithë ata që kishte më sipër në listë.

Tani imagjinoni për një moment sikur listat të jenë të hapura me kandidatë të tillë, çfarë mund të bëjnë kriminelët apo biznesmenë të fuqishëm duke blerë dhe manipuluar votat.

Për çdo rast, mesazhi i Kim është se përgjegjësia do i mbetet kryetarit. Lista është e atyre dhe ata do të përgjigjen. Në mënyrë indirekte, Kim e dha mesazhin e saj duke kërkuar që të mos minohet demokracia. Me kandidatët që ka zgjedhur Edi Rama në çdo palë zgjedhje deri më tani, e ka hedhur në erë demokracinë.

Zgjedhjet e radhës janë prova e madhe për të parë nëse Rama do u fusë ‘tritolin’ sërish votimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...