“Mbyllët mijëra vende pune”- Teliti i përgjigjet Beqajt: S’ka skemë t’ju shpëtojë nga ndëshkimi i merituar

E mërkurë, 29 July 2020 22:37

Shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit socialist, Ilir Beqaj, thotë se në 7 vite, u mbyllën dhjetëra mijëra vende pune duke detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

dorianteliti

Sipas tij, në 7 vite, 2.1 miliardë euro u morën nga taksat e shqiptarëve me rritjen e taksave.

“Përsa i perket vleresimit nga qytetaret me vote, mos kini frike, e afert eshte ajo dite dhe ska skeme apo taktike tju shpetoje nga ndeshkimi i merituar”, nënvizon ai.

Reagimi vjen pas deputeti socialist, Beqaj deklaroi sot në Parlament se ishte krenar që ishte pjesë e Rilindjes.

Shqiptarët konsumojnë më shumë edhe kursejnë më shumë. Kjo është merita e Rilindjes. Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes. Tani kemi një qëllim, të përballojmë Covid 19. Këshilla ime është me maskë të mbulojmë gojën dhe hundën jo sytë dhe veshët. Të ndjekim këshillat, nesër të hapim listat dhe ju uroj pushime të mbara në gusht dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin”, deklaroi ish-ministri.

Reagimi i plotë i Telitit:

VAZHDOJNE TE JENE “KRENARE” PER MASHTRIMET E RILINDJES.

Ndonese ne 7 vite mbyllet dhjetera mijera vende pune duke i shtyre te rinjte drejt emigrimit, ndonese moret 2.1 miliarde euro nga xhepat e shqiptareve vetem nga rritja e taksave, ndonese rritet me 3.2 miliarde euro borxhin publik, ndonese ngarkuat 3 miliarde euro ne kurriz te shqiptareve per disa kontrata koncesionare PPP korruptive dhe klienteliste (per te cilat cdokush duhet dhe do te jape llogari perpara drejtesise), ndonese braktiset dhe rrenuat ekonomine e brishte, qytetaret dhe bizneset, gjate ketyre muajve te pandemise, dolet sot perseri te genjeni qytetaret per “arritjet” tuaja, brrockulla qe as vete nuk i besoni dhe bene per te qeshur edhe ata mjeranet qe po ju degjonin ne seance.

“Krenaria” e mashtrimit Rilindas: per paga, pensione, ndihme ekonomike, aftesine e kufizuar, papunesine, ish-te perndjekurit politike dhe demshperblimin e pronareve, viti 2019 rezulton te jete 39% me e larte sesa 2013.

FAKTI: transfertat buxhetore per keto shtresa ne vitin 2019 jane vetem 21% me te larta sesa ato te vitit 2013.

Per “KRENARINE” e folesit te sotem, i kujtojme qe shtresat qe permendi ne fjalen e tij, jane perfaqesues te shtresave te varfera te shoqerise, jane ata qytetare te vendit qe ato dy leke qe i jep qeveria “krenare” i cojne pothuajse te gjitha per te blere ushqimet baze per te mbajtur frymen gjalle.

FAKTI: sipas INSTAT, cmimet e ushqimeve jane rritur me 26% gjate kesaj periudhe.

Pra e thene thjesht dhe qarte: keta “KRENARET” te japin 21% me shume transferte nga buxheti shtetit qe mbushet nga taksapaguesit per te blere ushqime 26% me te shtrenjta.

Dhe me lart folem vetem per shporten e ushqimeve, pasi nese permendim edhe cmimin e rritur te energjise pasi hoqet me “krenari” fashen mbrojtese prej 300kw, apo cmimin e rritur te ujit me 44% vetem ne Tiranen e depozitave 24-oreshe, apo cmimin e karburantit te rritur me 240 leke/liter, apo shume e shume taksa e tarifa te tjera te rritura “krenarisht” nga ju, varferia e shqiptareve thellohet akoma edhe me shume.

Per borxhin me mire mos flisni, se cdo shqiptar (perfshire edhe shtresat lart) ka aktualisht nje borxh per fryme 1100 euro me te larte sesa 7 vite me pare, borxh i marre teresisht per fasada, shpenzimet tuaja te luksit dhe tenderat & koncesionet per miqte e shoket e oborrit qeveritar.

Shifrat jane kokeforta…kujdes kur genjeni me to.

Ndersa persa i perket vleresimit nga qytetaret me vote, mos kini frike, e afert eshte ajo dite dhe ska skeme apo taktike tju shpetoje nga ndeshkimi i merituar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...