Mësohen të tjera detaje nga debati me dyer të mbyllura në Këshillin Politik.
Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë ne debate, pas refuzimit që PS i ka bërë ofertës që ka paraqitur Opozita sot në mbledhjen.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Patrit Vasili duke ju drejtuar Daimian Gjiknurit i ka kërkuar këtij të fundit të japë arsyet se përse refuzon propozimin e Opozitës.
‘5 orë në mbledhjen dhe nuk keni dhënë asnjë argument se përse refuzoni propozimin tonë për hapjen 100 % të listave. Nuk keni asnjë arsye të refuzoni propozimin e kompromisit që kemi propozuar. Nëse keni si qëllim hapjen e listave, propozimin e keni mbi tryezë. Pse nuk e pranoni?’ – mësohet të jetë shprehur Vasili.
Në debat ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka konfirmuar se ‘Opozita është për konsensus.
Ka paraqitur propozime me shkrim gjatë gjithë këtyre ditëve në Këshillin Politik. Ju as nuk sillni kundërpropozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrisni konsensusin dhe po hidhni në erë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Si mund të hidhni në erë marrëveshjet që keni firmosur?’.