Ish-deputetja e PD:Shqipërisë i shtohen 230 mijë të varfër, një tjetër raport ndërkombëtar konfirmon mjerimin

Premte, 07 August 2020 11:59

 

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, jep alarmin teksa shkruan në ‘Facebook’ se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër nga keqqeverisja dhe korrupsioni, duke iu referuar raportit të UNDP, që sipas saj, është një tjetër institucion ndërkombëtar që konfirmon mjerimin ku qeveria i la shqiptarët.

“Shqipëria po shkon drejt dyfishomit të ushtrisë së të varfërve. UNDP parashikon që kjo shifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend”, shkruan ish-deputetja.
Më tej, Tabaku vijon se “Të njëjtin lajm të keq paralajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite”.

Mesazhi i plotë:

Shqipëria gjithnjë dhe më e varfër, shtohen 230 000 te varfer me shume prej keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Shqipëria po përjeton një krizë të thellë sociale dhe shëndetësore. Kriza e thellë ekonomike përditë përjetohet nga të gjithë shqiptarët dhe raportohet nga partnerët. UNDP është një tjetër institucion ndërkombëtar që konfirmon mjerimin ku qeveria i la shqiptarët.

Nëse qeveria s’do kish harxhuar paratë e marra borxh, taksat e cdo burim tjetër të ardhurash për tendera e koncesione korruptive e për bojatisje qytetesh qe sot janë zbrazur, nese taksat e rritura të shqiptarëve nuk do shpërdoroheshin dhe vidheshin, atëherë shpenzimet për shëndetësinë nuk do të ishin më të ulëtat në rajon, paketat e ndihmës ekonomike nuk do të ishin më të ulëtat në Ballkan sa 0.86% e PBB-së.
Shqipëria po shkon drejt dyfishomit të ushtrisë së të varfërve. UNDP parashikon që kjo shifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend. Të njëjtin lajm të keq paralajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite.

 

Qeveria është shumë larg nevojave dhe kërkesave të momentit. Sot ekonomia duhej te ishte ne shërbim të shtresave në nevojë, te bizneseve të vogla, të familjeve shqiptare, të fermerëve, studentëve e te rinjve, ndërkohë që ndodh e kundërta: Bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnë konsumin e ulët, familjet po harxhojnë cdo kursim e po marrin borxhe për të mbijetuar e shkyer borxhet ndërsa vendi rrezikon papunësinë e 100 mijë shqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%.

Zgjidhja e vetme e shqiptarëve është beteja për të ndryshuar kursin fundosës ku e ka futur Shqipërinë qeveria Rama. Eshtë nevoja që ekonomia të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve e të mos punojë për një pakicë klientësh të qeverisë.

Zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën e shqiptarëve është programi ekonomik i PD që ofron mundësi per ata që punojnë e jo ato që vjedhin, që vlerëson punën dhe jo korrupsionin, që i ofron mundësi të rinjve e jo kriminelëve.

Login to post comments