Si po penalizon Bashkimi Evropian ekonomikisht Ramën!

Premte, 07 August 2020 12:36

 

Pasi kishte përgatitur skenën pas Konferencës së Donatorëve ku iu premtuan mbi 1 miliardë euro, euforia e Edi Ramës ishte e papërmbajtshme. Mirë dynjaja, u shkroi socialistëve të rëndësishëm Rama, por ju më njihni, ndaj pse habiteni.

I dehur nga suksesi, mesazhi vazhdonte duke u kujtuar atyre (por në fakt shqiptarëve) se ai mbase nuk është më i miri, por më të mirë se ai nuk gjejnë. Makineria grirëse e propagandës nuk rreshti së pompuari Ramën dhe qeverinë e tij si njerëzit kyç të suksesit pa të cilët asgjë nuk qe e mundur.

Pesë muaj pas kësaj konference, donatorët kanë disbursuar 500 mln euro më pak se sa premtimi i parë. Rastësi? Gjasat janë qe jo! Burime pranë qeverisë raportojnë se anëtarë të ndryshëm në BE janë shqetësuar tepërmi nga sjelljet e Ramës dhe sulmet e tij ndaj parimeve të BE.

Sakaq, të dhënat dhe raportet e BE në lidhje me korrupsionin, abuzimet me fondet kanë detyruar institucionet vendimmarrëse që të jenë më të frenuara. Qeveria po përpiqet ta shesë këtë si një lëvizje të BE për të kursyer në kohë COVID-19. Por kjo gënjeshtër nuk është jetëgjatë sidomos pas paketës së madhe disamiliardëshe të BE miratuar disa ditë më parë.

 

E vërteta është se Rama po izolohet tanimë dhe ekonomikisht nga BE dhe fondet e saj. Ulja me 500 mln euro e fondeve është sinjal qartë që lojërat e Ramës me paratë e BE për qëllime korruptive janë të tepërta.

Tani diçka duket se po ravijëzohet në sytë e atyre ndërkombëtarëve që sytë ua kish zënë dielli artistit kryeministër. Shembja e teatrit dhunshëm në kohë pandemie, shpërfillja e zërit të tyre në lidhje me ndryshimet abuzive kushtetuese, korrupsioni i pastër dhe fytyrat e hajdutërisë në qeveri janë arsyet e një njeri që po izolohet politikisht dhe ekonomikisht.

Padyshim, ky hap është i vogël në raport me keqqeverisjen e Ramës që ka dëshmuar abuzime. Por një sinjal i qartë për shqiptarët të cilët po përfundojnë padrejtësisht të izoluar vetëm prej sjelljes anti-demokratike të një njeriu.

Më në fund edhe dynjaja e kuptoi fytyrën e vërtetë të një autokratike të Ramës dhe servilëve të tij.

Login to post comments