Tërmeti i 26 nëntorit/Shpërthen kreu i PD-së në Durrës:Nuk është bërë asgjë!Babëzi edhe në fatkeqësi

Premte, 07 August 2020 12:42

Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri përmes një deklarate për shtyp shprehet i revoltuar për mënyrën, siç thotë, të keq menaxhimit të situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Sipas tij, ndonëse shkollat po rindërtohen me shpejtësi, përmes atyre q i quan tendera korruptivë, për pallatet DS3, DS4 dhe DS5 në Durrës pothuajse nuk është bërë asgjë.

DEKLARATA E PLOTE
Mënyra se si po administrohet tragjedia që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit, na dëshmon se nuk ka rëndësi se ku je: Në Bashkinë e Durrësit, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo tek Zyra e Arben Ahmetajt. Ajo që i bën bashkë këta aktorë është: Babëzia për të Përfituar edhe nga Fatkeqsia dhe pse?

Në tabelë shikohet kontrasti i plotë dhe i forte, që formon babëzia, midis shkollave të dëmtuara dhe banesave të qytetarëve.

Për institucionet arsimore nga 13 institucione DS4 dhe 1 DS5 është vendosur të rindertohen 29 përfshi edhe shkollat që nuk ka pasur dëmtime dhe është zhvilluar mësim mbas tërmetit. Kush janë vlerat dhe ku con Babëzia duket tek Shkolla 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth ku për një objekt me tre kate dhe për një kopësht me një kat do shpenzohen 2,5 milard lekë pa TVSH.

Punimet në shkolla kanë filuar pa pasur lejen e Ndërtimit. A e di Kryeministri Rama që kur ishte në 11 Korrik për të ndjekur nga afër punimet në shkollën “Shaqe Mazreku”, objekti ishte pa leje ndërtimi. Kur qytetarë të Durrësit në tokën e tyre për një gardh gjobiten nga 5 milion e më shumë lekë.

Por ndërsa babëzia i ka cuar që të operojnë me shpejtësi për të mbyllur tenderat e shkollave dhe për të filluar punimet edhe pa leje ndërtimi (për SPAK nuk është vepër penale sepse është Edi Rama) për pallatet DS3, DS4 dhe DS5 në Durrës pothuajse nuk është bërë asgjë. Vetëm janë shembur 8 godina në Manëz, 7 në Sukth dhe 7 në Durrës dhe askush nuk e di kur do ndërtohen dhe cdo të bëhet më hapsirat e përbashkëta të pallateve DS3 dhe DS4 që janë për rikontruksion. Po kështu, nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...