Tritan Shehu:Kryeministri duhet te pergjigjet:A perdoren materiale te pa certifikuara ne testimin “zyrtar” serologjik, etj!?

Premte, 07 August 2020 13:11

Nga Tritan Shehu
Fakti i asnje pergjigje nga strukturat shteterore per keto pyetje te riperseritura, kur jane te detyruara te bejne publike edhe certifikatat e importit te aparaturave e ketyre materiale, qofte per testimin molekular, qofte per ate serologjik, ndoshta flet per zakonin e pare, ate te pritjes nga Kryeministri.
Akoma me shume behet domosdoshmeri nje pergjigje edhe per PCR mbas deklarimeve zyrtare per “besueshmerine deri ne 70%” te rezultateve te analizave me “tampon” ne IShP, gje qe eshte shume larg me besueshmerine e metodave e pajisjeve perendimore.
Duke u perballuar me kete mungese te thelle transparence ka ardhur momenti per te pyetur direkt, edhe per perdorimin ne QSUT ne egzaminimet serologjike te materialeve te kompanise kineze Snide Diagnostics me analizatorin Magnum,?
A jane keto prodhime ne listen e autorizimit te FDA, ne ate te emergjences se saj EUA, apo diku tjeter qe u kerkohet laboratoreve ne vend?
Sepse per te penguar artificialisht laboratoret, qofte serologjike a me PCR, u kerkohet certifikim i dyfishte nga CE (europian) e nga ai amerikan FDA, gje qe nuk u nevojitet ne vendet e tyre as ne Gjermani, France, Itali etj.
Dhe kulmi arrin kur ne menyren me anti shkencore, anti profesionale, demtuse e ndryshe nga “liberalizimi” i trumbetuar, laboratoreve serologjike te vendit i lejohet te bejne vetem antikorpet IgG e jo ato IgM apo IgA, nje mister i erret ky.
Publiku tashme duhet te kuptoje se bllokimi disa mujor edhe ne vazhdim i laboratoreve ne realizim te aktivitetit te tyre normal profesional, ne funksion te nevojave, ka krijuar deme tragjike ne ecurine e epidemise e shendetit te njerrezeve.
Kryeministri i cili disa muaj me pare fliste gjithmone ne vete te pare me triumfalitet, duhet te vazhdoje sqaroje se cfare po ndodh akoma e jo te “shkrihet” si kripa ne uje.

Login to post comments