Haxhinasto:7 pyetje qeverisë për ligjin e rajoneve

E mërkurë, 12 August 2020 17:57

 

Nga Edmond Haxhinasto-
Para pak ditësh Kuvendi miratoi ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.
Një ligj që, në dijeninë time, ka mbi 4 vjet që endet sirtareve të qeverisë dhe kuvendit. Nga sa pretendohet, ligji duket shumë ambicioz: të përcaktojë kuadrin institucional dhe instrumentat për zhvillimin e koordinuar të rajoneve. Por, nga një lexim i shpejtë, m’u desh te shtroj një sërë pyetjesh, që e venitën edhe ndonjë qëllim racional që hartuesit mund të kenë patur:
1. A është koha të bëhet një reformë e tillë në fund të mandatit të dytë të një mazhorance, kur i ka ardhur koha për të ikur? Pse është vonuar kaq shumë ky ligj, i detyrueshëm për bashkëpunimin ndërkufitar me rajonet e vendeve anëtare të BE që i kemi kufitare, si Greqia dhe Italia?
2. A duhen bërë reforma të tilla me konsensus bi-partizan, siç i takon gjithë reformave afatgjata, të rëndësishme edhe për integrimin e vendit, me qëllim që mazhoranca e ardhshme të mos e kundershtojë apo abrogojë duke sjellë konfuzion institucional e humbje të mëdha energjish e financash? Dhe reformat të kenë fatin e kështjellave prej rëre përpara dallgëve…
3. A ka një vlerësim dhe bilanc për reformën territoriale të bërë në mandatin e parë të kësaj mazhorance, e cila pretendoi të ishte ambicioze për të ulur kostot (deri në 80 milion euro në vit), për të rritur efikasitetin e investimeve dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve? Ndërkohë që kostot janë rritur me 90 milion euro shtesë në vit, dhe qytetarët e bizneset i shohin gjithnjë e më larg shërbimet e pushtetit vendor? A mundet që mbi themelet e një reforme të tillë të dështuar të ngrihet një reformë tjetër?
4. A është qëllimi kryesor i këtij ligji koncentrimi në një dorë i politikave dhe investimeve të të gjithë njësive të pushtetit vendor, duke cënuar rëndë pavarësinë e tij, të detyrueshme nga Karta Evropiane e Autoriteteve vendore dhe nga Kushtetuta?
5. A është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i konceptuar për të ndërtuar rrugë dhe ujesjellësa fshatrash, autoriteti i duhur menaxhues për zbatimin konkret të gjithë kësaj reforme, të strategjive, politika dhe investimeve?
6. Përse nuk sanksionohet në ligj struktura e institucioneve kryesore, por kjo lihet në vullnetet e Qeverisë, pra, të mazhorancës së momentit? Po ndarja rajonale, përse nuk vendoset në ligj? Apo ndarja rajonale duhet t’i shërbejë qëllimeve elektorale të momentit?
7. Dhe së fundmi, kur do të ndalojë bërja e ligjeve për interesat e ditës së mazhorancës, pa asnjë konsiderate për shtetin e ligjin, qëndrueshmërine e institucioneve, detyrimet e integrimit, kostot dhe mbi të gjitha, asaj çka i shërben më mirë qytetarëve?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...