Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ramush Haradinaj, kandidat për President i Kosovës

E mërkurë, 12 August 2020 19:18

 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është kërkuar që kryetari Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president te Kosovës.

Nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, pas takimit të KD-së së AAK-së, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi atij aktual, Hashim Thaçit, për pak muaj i përfundon mandati

“Edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, prapëseprapë për disa muaj, 4 apo 5 do të duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK-ja nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se s’do të mund ta zgjedhim presidentin. Shpresojmë që partitë të mund të gjejnë rrugën për të zgjedhur presidentin e ri. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për president. Këto do t’i shqyrtojmë. Edhe me partnerë edhe parti të tjera”, ka thënë ai për gazetarët. “Ka zëra shumë të fuqishëm, mos të them shumica dërmuese, por se a do të jetë apo jo, duhet të ketë vendim në institucionet e partisë”.

 

Ndërkaq në një njoftim për media, AAK-ja ka thënë se Këshilli Drejtues ka autorizuar Haradinajn që në emër të partisë të zhvillojë “çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës. Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj”.

 

Pas mbledhjes ka reaguar edhe kryetari i kësaj partie. Haradinaj ka thënë se e konsideron përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë autorizimin që Këshilli Drejtues i bëri atij për të qenë kandidat për president, “nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës”.

Në njoftimin e AAK-së s’është përmendur mundësia që Partia Demokratike e Kosovës të hyjë në Qeveri, ndërsa Gjini ka thënë se edhe për të pranuar një gjë të tillë apo jo duhet të ketë vendim të organeve udhëheqëse të partisë.

Kjo parti është shprehur edhe për çështjen e dialogut, për çka kishte shprehur mosbesim ndaj partnerit kryesor në koalicionin qeverisës, LDK-së.

AAK-ja ka thënë se nuk përkrah “dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës”.

“AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim. Aleanca do të jetë si gjithmonë konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në anën tjetër, Gjini pas mbledhjes ka thënë se kritikat e partisë dhe të kreut të saj karshi partnerit, nuk nënkuptojnë mosmbështetje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...