Deklarata e Ramës për Gjukanoviç, kreu i partisë shqiptare në Mal të Zi: E papranueshme

E Enjte, 27 August 2020 09:03

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti ka reaguar pas thirrjes në serbisht të kryeministrit Edi Rama, i cili ftonte qytetarët që të mbështesin Milo Gjukanoviçin në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Në një intervistë për “Fax Neës” Mehmeti tha se kryeministri Rama duhet të bënte thirrje për bashkim shqiptar në mënyrë që të jenë faktor i rëndësishëm politik në Mal të Zi.

Ai shton se është e pakonceptueshme sesi kreu i qeverisë shqiptare, të cilën ai e konsideron si shtetin amë, kërkon që shqiptarët të mos votojnë për njëri-tjetrin.

 

“Unë jam i rezervuar, por do të gjej kohën që ta ndjek deklaratën, por shpresoj që kryeministri Rama ka pasur me qëllim të ftojë votuesit malazezë që të mbështesin qeverinë. Partisë shqiptare gjithmonë kanë dhënë kontributin e vet në interes të Malit të Zi, integrimit, të paqes, të sigurisë dhe në veçanti të pavarësimit të Malit të Zi. Prandaj nuk vihet në dyshim qëllimi qartë dhe konsekuent i shqiptarëve në Malin e Zi. Në radhë të parë ne dalim në mbrojtje të shqiptarëve dhe pastaj jemi në bashkëpunim me çdo qeveri që do të përkrahë interesat e shqiptarëve në Malin e Zi. Kam besim se Edi Rama është politikan me përvojë dhe presim që të ketë një reflektim pozitiv me gjithë atmosferën që është krijuar në Malin e Zi, sepse ne kemi dhe rryma të turbullta që nuk mund ti mbështesim asnjëherë. Ne do të jemi me opsionin që është në mbështetje të shqiptarëve në Malin e Zi. Të dalë publikisht të mbështesë dhe që të ndihmojë dhe të reflektojë që çdo votë shqiptare të shkojë në listat shqiptare. Kjo do të ishte e mirëpritur.Kjo pasi shumë krahina janë në zhdukje, për shkak të emigrimit të madh. Çdo prononcim i drejtë dhe në interes të shqiptarëve në Malin e Zi do të kishte një ndikim pozitiv dhe do të ndikonin që shqiptarët të jenë faktor. Nëse Edi Rama ka ftuar votuesit shqiptar që ta orientojnë votën në partinë e Gjukanoviçit atëherë këtu kam problem, sepse është e papranueshme që një kryeministër i shtetit amë të ftojë një parti që nuk është shqiptare, këtu duhet ti dalim zot vetës. Të jem i sinqertë do të jem i rezervuar dhe kritik pse jo.”– tha Mehmeti.

Kryeministri Edi Rama e ka regjistruar videon në zyrën e tij, teksa pas tij shihet portreti i Ismail Qemalit. Ajo që ka bërë përshtypje nga kjo video është fakti që Rama flet edhe në gjuhën serbe duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështetsin partinë e Milo Gjukanoviçit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...