Nga Edmond Panariti
Kriza e Shqipërisë është krizë e Demokracisë!
Kjo është “nëna” e humnerës ekonomike, financiare, sociale dhe demografike që po përjetojmë.
Sepse në një shtet të kapur, pa institucione, pa Gjykata, pa Opozitë, pa votë, është vetëm Propaganda ajo që rrjedh nga lart poshtë, ndërsa paratë, pronat, burimet. rrjedhin vetëm nga poshtë lart.
Duke i tharë, varfëruar dhe dëshpëruar shqiptarët.
Për vendin kjo rrezikon të shndërrohet në një çështje ekzistenciale.
Sepse ndryshe nga çfarë vlerësohej tatëpjeta ekonomike e Shqipërisë është dy herë më e thellë. Ajo është – 9% dhe jo më – 5%… Pritet dhe më keq!
Këtë e shpalli Banka Botërore në vlerësimin e ri të ekonomisë së Shqipërisë !
Pra jo më rrudhje – 5% në skenarin më pesimist të vlerësimit të parë të saj, por “gropa” është rreth dy herë më e thellë se aq.
Ndodhemi në skenar katastrofe, i cili do të shkojë padyshim në dyshifror negativ deri në fund të vitit, sepse përveç propagandës nuk ka asnjë masë apo instrument ekonomik që ta frenojë rrëshqitjen në humnerë!
Asnjë! Asgjë!
Ndalja e këtij rrënimi, ndërprerja e kësaj hemorragjie fillon me çlirimin e sistemit nga Kapja, fillon nga nxjerrja nga izolimi i pa merituar nga Evropa, fillon nga ndalja e rrëmujës, rrëmetit dhe e kaosit institucional.
Nuk ka rrugë tjetër.