Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nga Uashingtoni u ka bërë thirrje Greqisë e Turqisë për të ulur tensionet dhe për të dialoguar diplomatikisht për zgjidhjen e konfliktit.Pompeo ka zbuluar se Trump ka folur si me Erdogan dhe me Mitsotakis, dhe SHBA po përpiqet të mbajë tensionet ulur.
Edhe pse dy vendet, Turqia dhe Greqia kanë hapur mundësinë e negociatave, Pompeo kërkon që diplomatikisht të ulen dhe ta zgjidhin tani problemin në Mesdheun Lindor.
“Presidenti Trump ka qenë në biseda me Presidentin Erdogan, ai ka folur me kryeministrin në Greqi. Ne po i nxisim të gjithë të qëndrojnë poshtë, të ulin tensionet dhe të fillojnë të kenë diskutime diplomatike në lidhje me konfliktet që ekzistojnë atje në Mesdheun Lindor, konfliktet e sigurisë, konfliktet e burimeve të energjisë, konfliktet detare .
Ata duhet të ulen dhe të bisedojnë në lidhje me këtë dhe ta zgjidhin atë në mënyrë diplomatike. Nuk është e dobishme të rritet tensioni ushtarak në rajon; vetëm gjërat negative mund të rrjedhin nga kjo, ”- tha Pompeo.