Vazhdon të jetë kaotike situate në ambasadën shqiptare në Athinë, ku prej orësh emigrantët mbajnë radhë të gjata, ku mungon distancimi social.
Pamjet e fundit shqetësuese janë siguruar nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili i ka publikuar në rrjete sociale.
Në këto pamje tregohet momenti kur njerëzit nuk respektojnë rregullat e Covidit dhe kanë krijuar radhë të gjata për rinovimin e pasaportës.
“Sot pamje të tjera nga e famshmja ambasada atje ku ferrit nuk i shpëton njeri. Shikojnë sasinë dhe lënë pas dore cilësinë, distancën sociale apo vendosjen e maskave. Po nuk u larguan diplomatët dhe zëvendësimi i tyre me njerëz te përgjegjshëm, këto avaze do te kemi o zoti Agron Tare.
Nga 7 muaj që pret emigranti për të rinovuar pasaportën, ju thoni do ta çoni afatin ne 15 ditë Zoti ju dëgjoftë dhe ju bekoftë në zgjidhjen e ketij problemi disavjeçar që ende po torturon emigrantët”, shkruan Zinxhiria në Facebook.