Kryemadhi: Basha do jetë kryeministër! Meta si ministër i Brendshëm? Ndoshta...

Hënë, 14 September 2020 22:45

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi në Çim Peka LIVE komentoi edhe spekulimet se kush do jetë kandidat për kryeministër i opozitës së bashkuar.

“Lulzim Basha është kandidati i opozitës së bashkuar për kryeministër. Ai është kryetari i opozitës, ai do jetë kryeministër,” tha ajo.

 
 

Ajo i quajti thashetheme rrugësh lajmet se Ilir Meta do të lërë presidencën dhe do të marrë postin e kryeministrit.

 
 
 

Por ajo nuk e rrëzoi mundësinë që Ilir Meta të marrë postin e ministrit të Brendshëm.

 
 

“Po e pati qejf Ilir Meta...,” tha ajo, duke shtuar se kjo është çështje e marrëveshjeve politike.

Kryemadhi foli për doza dashurie mes Bashës dhe Metës, ndërsa tha se më të mirë se Basha nuk ka.

Sipas saj, sondazhet tregojnë se opozita fiton mbi 100 deputetë në këto zgjedhje.

Login to post comments