-Mbrëmë PS-ja deklaroi se nuk pranon ti hapin me 100 % listat e kandidatëve për deputet, sepse 1/3 e tyre do të jenë të vendosura nga kryeministri Rama. Pra me këtë vendim PS-ja siguron se emrat të cilët dëshiron kryetari dhe kryeministri do të jenë prapë të sigurtë me votat e socialistëve, edhe nëse nuk duan baza e thjeshtë ti votojë apo t’iu shikojnë surratin disa ministrave apo deputetëve të tyre.
Edhe mbrëmë PS-ja, me anë të Damian Gjiknurit, deklaroi se nuk pranon ti hapin me 100 % listat e kandidatëve për deputet, sepse 1/3 e tyre do të jenë të vendosura nga kryeministri Rama. Pra me këtë vendim PS-ja ka siguron emrat të cilët dëshiron kryetari dhe kryeministri se do të jenë prapë të sigurtë me votat e socialistëve, edhe nëse nuk duan baza e thjeshtë ti votojë apo t’iu shikojnë surratin disa ministrave apo deputetëve të tyre. Ndërsa PD dhe LSI insistojnë me çdo kusht që listat të jenë 100 % të hapura dhe le të vendosin qytetarët se cilët do jenë deputetët e tyre, duke zgjedhur mes emrave që partitë do paraqesin në listat e votimit.
PS-ja po ndryshon edhe nene të tjera të Kushtetutës, ku thuhet se Presidenti dekreton për kryeministër emrin që vjen nga partia apo koalicioni që ka siguruar 71 mandate deputetësh. Rilindja do ta bëjë që partia e cila ka marrë një deputet me shumë se partitë e tjera, ndonëse nuk ka 71 mandate si parti apo si koalicion, do të jetë kryeministër që do të paraqesë brenda një muaji qeverinë e tij.
Kjo lojë djallëzore tregon frikën e Edi Ramës se nuk do të marrë 71 mandate, që realisht as nuk do ti marrë, pasi sondazhet e nxjerrin shumë dobët në elektorat. Por e ndryshon këtë nen me djallëzinë që opozita e cila do të marrë mbi 71 mandate të mos ketë të drejtën të marrë dekretin për qeverinë e re të pas prill 2021.
E gjitha loja e Edi Ramës duke prekur Kushtetutën, duke cënuar çdo lloj marrveshje politike, duke përdorur disa ambasadorë, ka të bëjë se si ta mbajë pushtetin si Presidenti bjellorus. Pra me makinacione, dhunë, blerje dhe shantazhe. Ndërkohë që për presidentin e Bjellorusisë BE reagoi fort, për veprimet e kryeministrit Rama që janë haptazi antikushtetuese, nuk po flet më. U kërkuan nga parlamenti europian 15 kushte ndaj qeverisë shqiptare, por qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asgjë. Edhe Marrëveshjen politike e shkeli, edhe gjithë pushtetet i mori, edhe krejt paratë e buxhetit të shteti i ndau me oligarkët.
Opozita po rri me shpresën e një gjetje zgjidhje me mirëkuptim demokratik, por gabimi i saj fatal mbetet se me Edi Ramën nuk ka marrëveshje, pasi për pushtet ai shkel këdo dhe blen cilindo.
Opozita bën mirë që kërkon 100 % të listave të jenë të hapura e të votohen nga populli, por kur përpara ka një njeri që blen vota me banda, nuk duhet të ulet më në tryezë, por në bulervard të përballet me regjimin.