Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se shqiptarët mund të bëjnë diferencën mes forcave politike dhe për dy janë rrugët. ”Një qeveri që nuk i do zgjedhjet e lira, e cila do ta izolojë Shqipërinë e cila do të manipulojë me çdo mjet që ka që nuk e ndryshon dot fatin, por aman për të krijuar një bindje absolute duhet të ndahemi sa më parë me një qeveri të tillë, pasi Shqipëria me këtë kryeministër nuk shkon drejt Evropës së bashkuar, por shkon drejt ca realiteteve lindore nga ato që fitojnë me 90 për qind, shkon drejt Bjellorusisë. Dhe shqiptarët kanë dy dilema, o Brukselin o Bjellorusë. Me opozitën shkojnë në Bruksel siç u liberalizuan vizat e u anëtarësuam në NATO, me Edi Ramën kanë destinacion vetëm Bjellorusinë”, – theksoi Vasili.