Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama e uroi liderin historik të PS-së Fatos Nano në ditën e tij të lindjes. Në postimin e tij të gjatë, Rama sjell në vëmendje rrugëtimin e Fatos Nanos në PS, për të cilin thotë se e drejtoi partinë në të përpjeta e të tatëpjeta. Ndër të tjera, Rama komenton edhe marrëdhënin me ish-kreun e PS, ndërsa thotë se sot ajo vijon të ushqehet shëndetshëm.
Ndërkohë lidhur me këtë urim, po qarkullon dhe një video ku shfaqet ish-kryesocialisti Fatos Nano duke dhënë konsideratat e tij për Edi Ramën
Deklaratat e Fatos Nanos në videon e mëposhtme:
“Edi Rama ka një problem moral: E kam marrë me thonj të pa prerë, si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese.
Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyrjeve, nga refugjat dhe shitës i ikonave të vjedhura në kohën e Saliut në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”