Ish Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me një shenim të shkurtër në faqen e tij në facebook ndaj “mitingut” të rilindjes në Elbasan me policinë.
“Sot këta policë në Elbasan tallen me këto ligje, nesër nuk i shpëtojnë dot këtyre ligjeve”, shkruan Nishani
Ja postimi i plotë:
Punonjësit e policisë që e përdhosën uniformën e tyre në këmbët e përfaqësuesit partiak në një takim partizan në Elbasan i kanë thënë vetë “burgut hapu”
Ligjet e këtij vendi janë të shkruara dhe të qarta.
Sot këta policë në Elbasan tallen me këto ligje, nesër nuk i shpëtojnë dot këtyre ligjeve.
Çudi e madhe !
E kanë harruar historinë, që partia nuk i mbron dot edhe nesër.