Turravrapi i kryeministrit dhe krejt Rilindjes që t’i japin të gjitha me koncesione, tenderime, PPP, leje ndërtimi, zona turistike për biznesmenët e tyre, po sjell një kolaps të madh financiar për Shqipërinë. Ndërkohë po marrin borxhe nëpër banka të huaja dhe këto qindra milionë euro në vend që ti hedhin për rritjen e mirëqënies popullore apo shtim vend pune, po ua kalojnë oligarkëve.
Edhe dje u dhanë afro 700 milionë euro për një tunel që të kalojë më shpejt Edi Rama dhe eskorta e tij, pasi lodhet nga kthesat e Llogarasë. Shuma e tenderuar është jashtëzakonisht e madhe, jashtë çdo logjike ekonomike, por duhet që gjysma të jetë në bankat e atyre që e firmosën.
SPAK rri e vështron, por nuk vepron!
Qeveria e alarmuar se i humbet thellë zgjedhjet me 25 prillit 2021, po jep gjithçka. Por rrezikohet që vendi të futet në spirale ku nuk do të ketë më lekë as për pensionet dhe rrogat e jo më për investime publike.
Çdo investim është dhënë e po jepet nga qeveria vetëm ku kanë interesa private financiare një grup biznesmenësh.
Kjo realisht mbetet kriminale, pasi të boshatisësh krejt buxhetin duke e ditur se po ikën nga pushteti, ndaj duhet SPAK të ndërhyjë me arrestime.