Është tensionuar situata në protestën e naftëtarëve. Ata kanë tentuar të cajnë kordonin e policisë për të hyrë në godinën e MIE-s.
Ashtu sikundër paralajmëruan një ditë më parë, naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sot për të protestuar para MIE.
Ata deklarojnë se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë. Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.
Por ndërsa naftëtarët janë mbledhur për të protestuar, forca të policisë kanë ndërhyrë për të mos lejuar mbajtjen e protestës, për shkak të pandemisë së COVID-19.
” Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!
Ju bëjmë thirrje gjithë naftëtarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 17 SHTATOR, ORA 11:00, PARA MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË!
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen dhe t’na mbështesin në kërkesat tona.
BASHKOHEMI PËR TË DREJTAT TONA, PËR DJERSËN E BALLIT DHE BUKËN E FËMIJËVE!
PUNË, PAGË, PERSPEKTIVË!” – thuhej në njoftimin e naftëtarëve ku njoftohej per mbajtjen e protestes ditën e sotme.