Berisha:Vazhdon shperndarja e formularit elektoral.Krim i mirefillte elektoral i urdheruar nga Edvin Hajduti.

E Enjte, 17 September 2020 11:56

Nga Sali Berisha

Vazhdon shperndarja e formularit elektoral.
Krim i mirefillte elektoral i urdheruar nga Edvin Hajduti. sb

Doktor si je?
Kam një shqetësim shumë të madh!
Ky formular që qarkullon në të gjithë Shqipërinë, u eshte shperndare sot te gjithe mjekve dhe infermiereve ne spitalin e Kavajes per tu plotesuar me te gjitha emrat e familjareve se bashku me numrat personal te kartave te identitetit.
Eshte e thjeshte, nepermjet ketyre numrave neser plotesohen lehtesisht materialet zgjedhore per te mbushur kutiat sipas deshires Rilindase. Po ushtrojn presion kudo ne te gjitha institucionet e Kavajes per kete formular e po punojn tamam si ajo nendetesja e sherbimit spiun Rus.
Ndersa ne demokrateve na kane lene ne qefin tone ti gezohemi sondazheve madje ne selite blu tashme nuk ka diskutim si te votebesohemi neser, por po merremi rëndom me ndarjen e posteve te pushtetit 😪, por kam frike se nesër mund të ndajmë veçse shtetet respektive të emigrimit me këtë mendje që kemi.
Shpresoj të jem gabim ishallah!
Me shumë respekt !

Login to post comments