Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Belgjikës Frèdèric Meurice.
Meta shprehet se Shqipëria mirëpret një prani më të madhe të investitorëve belg në vend.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Ambasadori i Belgjikës, Frèdèric Meurice i paraqet Letrat Kredenciale presidentit Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.
Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.
“Jam i binbur, – tha Presidenti Meta, “që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Beligjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase.”