Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria duhet të mos vonohet më e të mos ketë alibi për të ardhmen europiane të vendit tonë.
Meta citon shkrimtarin dhe eruditin e njohur Faik Konicaq, duke u shprehur se koha për të kapur trenin e fundit është pikërisht tani.
Kreu i shtetit citon fjalët e Konicës, që thotë se “kur shqiptarët i lë treni, ata thonë se na iku, e jo nuk e arritëm dot”.
Mjaft me vonesa dhe alibi që vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë!
Koha për të kapur trenin e fundit është tani! 🇦🇱🇪🇺