Te dashur miq, sot isha ne ambasaden e Kuvajtit per homazhe dhe per te shprehur ngushellimet me te ndjera Ambasadorit Fayez Mishari Al Jassim, punonjesve te ambasades, popullit mik te Kuvajtit dhe Familjes Al Sabah per ndarjen nga jeta te Emirit te Kuvajtit, Sheikut Sabah Ahmad Al Sabah.
Me ndarjen nga jeta te Emirit, Sheikut Sabah Ahmad Al Sabah populli i Kuvajtit humbi njerin nga udheheqesit me te shquar te historise se tij, vendet e Gjirit Persik humben shtetarin mendje urte reformator e te shquar te rajonit. Kurse Shqiperia dhe shqiptaret kane patur tek Emiri Sheiku Sabah njerin prej miqve me te çmuar
Pergjate gjithe viteve te udheheqjes se vendit te tij ai dha nje ndihme te madhe bujare direkte ose nepermjet Fondit te Kuvajtit Bankes Islamike dhe organizatave te tjera ne te gjitha fushat, ne arsim shendetesi, rindertim te infrastruktures rrugore, furnizmit me uje dhe kanalizime, bujqesi, zbutje te varferise dhe problemeve sociale ne vendin tone.
Me interesimin direkt te te ndjerit Emirit Sheik Sabah Ahmad Al Sabah, Kuvajti do te ishte nder vendet e para arabe qe njohu pavaresine e Kosoves.
Duke shprehur mirenjohjen time me te thelle ndaj kujtimit dhe vepres se ndritur te ndjerit Emirit Sheikut Sabah i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin. sb