Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë një parashikim negativ për rritjen ekonomike të vendit tonë përgjatë vitit të ardhshëm. Sipas BERZH rënia ekonomike gjatë vitit 2020 është -9%, ndërsa për vitin e ardhshëm e ka ulur parashikimin e rritjes me 4. 5 %.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë një parashikim shumë të zymtë për ekonominë shqiptare.
Sipas BERZH, pas rënies me -9% në vitin 2020 pritet që ekonomia e vendit tonë të rritet vetëm me 4.5% në vitin 2021, duke vijuar të mbetet në trend negativ.
Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje. Ky është parashikimi më negativ jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e Bankës Europianë për Rindërtim.
Sipas BERZH problemi më I madh është borxhi publik që arriti në 80% të Prodhimit të brendshëm bruto, 14 pikë përqindje më i lartë se në fund të vitit 2019. Deri në fund të gushtit 2020, qeveria miratoi vetëm dy paketa të mbështetjes ekonomike, me vlerë 2.8% të Prodhimit të brendshëm bruto, paketa të cilat konsistonin kryesisht në rritjen e shpenzimeve qeveritare për të mbështetur bizneset.