E denoncoi i pari/ Berisha: Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e Ramës

Tuesday, 24 Janar 2023 13:35

Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për shtyp, për të denoncuar skandalin e lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Berisha ishte i pari që pati deklaruar se Edi Rama është nën hetim në SHBA.

 

“Dje dhe sot, mediat më të mëdha në botë, kanë informuar publikun e SHBA, publikun e Europës dhe botës se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë, në aeroportin JFK, në Nju Jork, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë.

Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse.

Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.

Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar:

Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë.

Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët,”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...