Gazetari amerikan: Soros 'emëroi' Blinken, vendimi për Berishën doli nga hiçi

E Enjte, 26 Janar 2023 12:23

Këtë herë, në shkrimin e tij, Palumbo thekson se George Soros ka më në fund një president amerikan që mund ta kontrollojë, duke iu referuar demokratit Joe Biden.

 
Më tej në shkrim thuhet se lidhjet më të forta me Sorosin i ka Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
 

Palumbo ‘lëshon më pas bombën’, kur thotë se ishin pikërisht këto lidhje, arsyeja pse një ndër veprimet e para të Blinken ishte sanksionimi i Sali Berishës, kreut të opozitës shqiptare.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka ndoshta lidhjet më të forta me Sorosin. Babai i tij, Donald Blinken, dhe gruaja, Vera, financuan 'Vera and Donald Blinken Open Society Archives' në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), që mban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Network më 2020, Donald Blinken listohet i treti në Bordin e të Besuarve për CEU, pas Sorosit dhe Aryeh Neier, çka tregon se ka pozitë të lartë.

Blogu i përditshëm hungarez Spectrum, i cili ka Sorosin midis donatorëve, festoi Blinkenin si Sekretar i mundshëm i Shtetit pas fitores më 2020, sepse “Hungaria nuk do të lihet pas dore në katër e ndoshta tetë vitet e ardhshëm në Washington”. Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quajti “lajm i madh për George Soros”.

Dhe ishte vërtet, teksa një nga aktet e parë të Blinkenit ishte sanksionimi i një kritikut të vjetër të Sorosit. Në maj 2021, Blinken njoftoi sanksionet kundër ish-presidentit e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me pretendimin për “korrupsion serioz” dhe i ndaloi atij, gruas e fëmijëve të tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Soros e Berisha kishin shkëmbyer publikisht goditje më parë, me Berishën që e akuzon Sorosin për akte mafioze në Shqipëri. Përfaqësuesi Republikan Lee Zeldin vuri në dukje se sanksonet dolën nga hiçi dhe kur i kërkoi shpjegime Blinkenit, Sekretari i Shtetit mohoi të kishte ndonjë kontakt me Sorosin në lidhje me sanksionet por la të hapur mundësinë që dikush në Departamentin e Shtetit mund të kishte pasur.

Kur Zeldin kërkoi më tepër informacion nga Departamenti i Shtetit, ata praktikisht e injoruan”, thuhet në shkrim

Modifikuar më E Enjte, 26 Janar 2023 20:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...