Lidhja e Prizrenit/ Berisha: Kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë

Saturday, 10 June 2023 21:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Kryedemokrati shkruan se kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë.

 
Shënimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:
 
Sot 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që rilindi dhe ngriti në këmbë si vigan kombin shqiptar.
 
 

Miq, sot 145 vjet më parë u mblodhën në qytetin e Prizrenit personalitetet më të shquara politike, ushtarake dhe fetare të kombit tonë dhe themeluan aty ‘Lidhjen e Prizrenit’, me në krye Iljaz Pashë Dibra dhe bashkëkryetar për rolin e jashtëzakonshëm që luajti, Abdyl Bej Frashëri.

Lidhja e Prizrenit u themelua në momentin më dramatik të kombit shqiptar, në kohën kur në Kongresin e Berlinit, Zeusi i kohës Bismarck dhe më të mëdhenjtë e tjerë të Tokës, përfshirë këtu edhe Portën e Lartë, shpallën inekzistencën e shqiptarëve si komb. Ndërkohë që kombeve të tjera të rajonit ju njihej kombësi, shtetësi dhe e drejta e pavarësisë, ata në akte padrejtësisht të mëdha vendosën që trojet shqiptare të copëtoheshin dhe dhuroheshin si plaçkë lufte, fqinjëve tanë grabitqarë.

Para thirrjes së Lidhjes së Prizrenit, në përgjigje të planeve ogurzeza të Kongresit të Berlinit banorët Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës Kosovës dhe Malësive të Veriut kishin filluar organizmin e tyre të vendosur të mbrojnë me gjak trojet e tyre kombëtare. Lidhja krijoi për mbrojtjen e territoreve shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe më pas edhe qeverinë e saj, qeveria e parë shqiptare që nga koha e Skënderbeut e drejtuar nga Ymer Prizreni.

Miq, Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

Lidhja e Prizrenit është nëna e datave në historinë tonë kombëtare sepse me luftrat ndër më të lavdishme dhe qëndresën heroike popullore të shqiptarëve që ajo organizoi në mbrojtje të trojeve tona shekullore nga fqinjët grabitqarë dhe fuqitë e mëdha që i mbështesnin, i provoi mbarë botës se shqiptarët nuk mund të zhduken. Këto luftëra të pabarabarta, por epike dhe legjendë e trimërisë dhe heroizmit njerëzor, rilindën kombin, bënë të mundur, çelën rrugën në fillim të shekullit që shkoi për shtetin e pavarur të shqiptarëve në Shqipëri dhe në fillim të këtij shekulli, shtetin e pavarur te Kosovës.

Lidhja e Prizrenit është dita e ditëve të bekuara të kombit tonë sepse është ditëlindja e idealit të bashkimit kombëtar, idealit më sublim të shqiptarëve për të cilin nga ajo kohë  e në vazhdim dhanë jetën qindra e mijëra vajza, djem burra, gra të kombit tonë, të cilëve ne u detyrohemi ekzistencën dhe lirinë tonë.

Ndaj sot ju ftoj të dashur miq, të përulemi me nderimin më të thellë para të gjithë asaj elite kombëtare që themeloi 145 vjet më parë Lidhjen e Prizrenit dhe të gjithë atyre dhjetëra e mijëra luftëtarëve që nën udhëheqjen e saj ranë për t’u bërë të pavdekshëm në mbrojtje të trojeve shqiptare. Kombi që rilindi nga gjaku dhe pushka nuk vdes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...