Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se aksioni i opozitës së vërtetë nuk do të ndalet. Për Berishën, kjo lëvizje që Rama e ka menduar si pengesë për aksionin, në fakt vetëm do ta forcojë aksionin.
‘Si përfundim unë them se ndalimi i Malltezit vjen pikërisht kur opozita po bashkohej në Kuvend dhe kur aksioni i saj po i jepte përgjigjen e merituar mazhorancës së dalë nga gryka e armëve të bandës së Bajrëve dhe bandave të tjera të vendit.
Sali Berisha nuk i është larguar asnjë beteje politike gjatë këtyre 32 viteve. Kjo sfidë vetëm ia rrit bindjen dhe motivimin për t’u përballur me regjimin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe larove të tij.
Ne do vazhdojmë betejën’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.