Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij nga selia blu, është shprehur se Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai.
Berisha u shpreh se, ajo po mbron Taulant Ballën sivëllain e saj biologjik.
Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye.
E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.
Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.
Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën.
Ky proces do vazhdojë, sigurisht’, tha në fjalën e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.