Berisha: Burgimi politik do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën

Saturday, 21 October 2023 23:26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij, u shpreh se, është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij.

Berisha theksoi se, burgimi do të thotë diktakturë, dhe Sali Berisha po e lufton atë.

‘Burgimi politik do të thotë diktaturë!
 
Sali Berisha po lufton diktaturën.
 

Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij.

Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre.

Edhe njëherë e them.

Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë.

Akuza është për korrupsion pasiv dhe larje parash, jo për privatizimin.

Marrëdhënie mes ortakëve, por edhe ato janë marrëdhëniet me korrekte që mund të ketë pasur.

Marrëdhëniet me kontratë në ligjet e vendit dhe të botës, janë përgjegjësi e pakufizuar.

Në këtë aspekt, janë edhe më transparente, edhe me më përgjegjësi se marrëdhëniet me firmë....’, tha Sali Berisha gjatë deklaratës së tij.

Modifikuar më Saturday, 21 October 2023 23:31
Login to post comments