Meta: Drejtësia me regji po shantazhon dhe intimidon opozitën me veprime të paligjshme

Diel, 22 October 2023 11:03

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas ndalimit të Jamarbër Malltezit dhe procedimit të kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.
 
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë,” shkruan Ilir Meta.
Login to post comments