Hazizaj: Masa e sigurimit ndaj kreut të PD, Sali Berisha, ka defekte serioze

Tuesday, 24 October 2023 21:52

Juristi Sokol Hazizaj i ftuar në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko është shprehur se, masa e sigurimit ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha ka defekte serioze.

Sipas Hazizajt, duhej që gjykata, prokuroria, duhej të kishin njoftuar Kuvendin për masën e sigurisë dhe më pas administrata e parlamentit duhej të njoftonte subjektin konkret.

‘Kjo masë sigurimi që është bërë pranë gjykatës, ka disa defekte serioze përsa i përket kërkimeve që ka bërë organi i hetimit, sepse neni 248, lidhet me kriteret dhe kushtet e masës së sigurimit. Ka elementë të veçantë atje, po ta shikoni në rreshtat e nenit 230, të cilët e përjashtojnë mundësinë e marrjes së masës së sigurimit ndaj një subjekti i cili në një farë mënyrë parashikohet se ka një moshë të caktuar, jo vetëm kaq, por lidhet edhe me faktin tjetër të veshjes imunitare që ka prej të qenit deputet, veprimet procedurale duhej të bëheshin ndryshe.
 
Duke nisur që nga njoftimet, në fund të fundit, duke qenë deputet, njoftimi i shkon Kuvendit, i shkon Kuvendit për të njoftuar subjektin, jo që kuvendi të marrë vendime, apo autorizim etj., kjo ka të bëjë me konceptim e imunitetit.
 
Në rastin konkret, njoftimi që i shkon Sali Berishës në cilësinë e liderit të opozitës në një farë mënyre, duhet të vinte nga administrata e Kuvendit dhe gjërat do të ishin më të thjeshte dhe serioze’, u shpreh juristi, Sokol Hazizaj në SYRI TV.
Login to post comments