Gazeta e njohur greke, Kathimerini, i ka bërë jehonë deklaratave të kreut të opozitës, Sali Berisha në SYRI TV për çështjen e Fredi Belerit.
Gazeta shkruan se Berisha është shprehur se arrestimi i Belerit dhe gjykimi i tij i mëpasshëm janë inskenuar nga policia dhe Prokuroria Speciale.
Përveç kësaj, Berisha la të kuptohej se pas çështjes qëndronte Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.
Berisha tha se kjo gjë e çoi Shqipërinë në një konfrontim me fqinjët tanë.
“Ky person quhet Arsen Rama,” tha Berisha, duke i cilësuar si skandaloze veprimet e policisë.
Berisha tha se drejtori i Policisë së Vlorës dhe kreu i Departamentit të Hetimit Kriminal në Policinë e Shtetit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe qarkoren e Ministrisë së Brendshme për menaxhimin e fondeve sekrete.
Për pasojë, Berisha tha se këto parregullsi e bëjnë të pavlefshme dëshminë e Arsen Ramës në gjykatë.
Kujtojmë se Greqia ka shprehur vullnetin për të bllokuar disa nga fondet e para-anëtarësimit të BE-së për Shqipërinë, ndërsa nuk mungojnë sugjerimet për masa më të ashpra.