Denoncimi i Blushit: Bashkia e Tiranës pranon dështimin e skemës PPP për ndërtimin e 17 shkollave të reja

E mërkurë, 22 November 2023 17:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisw sw Lirisw, Tedi Blushi: ka denoncuar gjatw ditws sw sotme se Bashkia e Tiranës ka pranuar dështimin e skemës PPP për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

“Taksa e arsimit u shpërdorua!”, sipas Blushit

Deklarata

Bashkia e Tiranës ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e 17 shkollave të reja, nëpërmjet taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

 
 

E vendosur që në vitin 2015 nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, më qëllim shmangien e mbingarkesës dhe mësimit me dy turne, abonentët familjarë dhe bizneset në Tiranë, në faturat tatimore të ujit, kanë paguar në total rreth 50 milion euro për 7 vite, me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja.

Por në përgjigje të kërkesës së Partisë së Lirisë për transparencë dhe llogaridhënie, Bashkia e Tiranës është detyruar të pranojë zyrtarisht se prej vitit 2015 ka ndërtuar me PPP vetëm 9 shkolla, ç’ka pohon atë që kemi denoncuar më herët se taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore nuk është administruar si duhet. 

Në fund të vitit 2015, në Këshillin Bashkiak të Tiranës u miratua "taksa mbi infrastrukturën arsimore", e cila u cilësua si e përkohshme, për vitet 2016-2022.

Çdo familje në Tiranë ka paguar 1,800 lekë në vit, ndërsa bizneset, institucionet, sektori i transportit, profesionet e lira dhe organizatat jo-fitimprurëse, kanë paguar taksimin progresiv deri në 37 mijë lekë në vit.

Miratimi i taksës përmes vendimit numër 59 të Këshillit Bashkiak Tiranë, më 30 dhjetor 2015, i hapi rrugën një skeme të "Partneritetit Publik Privat" (PPP), që ishte pjesë e vizionit politik të kryebashkiakut Erion Veliaj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Gati një vit më vonë, në nëntor 2016, u paraqit studimi i fizibilitetit me titull, "Përmirësimi i infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës" dhe një vit më vonë Erion Veliaj konfirmoi edhe në praninë e Kryeministrit Edi Rama, se brenda mandatit të tij të parë 2015-2019, Tirana do të kishte 17 shkolla të reja.

Në fakt ky premtim, siç do ja u faktojmë me zë edhe me figurë, është bërë vit pas viti nga Erion Veliaj, por është fakt se 17 shkollat e reja që do ndërtoheshin nëpërmjet skemës PPP dhe falë të ardhurave të mbledhura nga taksat e infrastrukturës arsimore, nuk u ndërtuan kurrë.

Image

Pergjigjia zyrtare e Bashkise se Tirane drejtuar anetarit te Keshillit Bashkiak, Tedi Blushi ku pranohet deshtimi i skemes PPP per ndertimin e 17 shkollave te reja: Jane ndertuar vetem 9.

Në përgjigjen zyrtare që Bashkia e Tiranës ka dhënë për Partinë e Lirisë pranohet se:

“Në vitin 2017 Bashkia e Tiranës u angazhua së bashku me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në një projekt PPP për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

Aktualisht janë realizuar dy Lote të projektit PPP, nga katër Lore që parashikonte studimi i fizibilitetit dhe janë në fazën e rishikimit të studimit të fizibilitetit dy lote të tjera.

Deri më sot ka përfunduar Loti Tirana 1 dhe janë marrë në dorëzim 5 shkolla dhe Loti Tirana 4 ku janë marrë në dorëzim 4 shkolla”, - citojmë nga shkresa zyrtare e Bashkisë së Tiranës që mban datën 25 tetor 2023.

Në 23 dhjetor 2022, Këshilli Bashkiak i Tiranës, i kontrolluar 100% nga “Rilindja”, në mungesë të plotë transparence dhe konsultimi publik miratoi zgjatjen edhe me 3 vite të tjera të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Ndërkohë asnjë sqarim publik pse pagesa e kësaj takse duhej shtyrë edhe për 3 vite të tjera, ndërkohë që për 7 vite Bashkia e Tiranës dështoi të ndërtojë me PPP 17 shkolla të reja.

Nisur nga fakti i shtrirjes në total të taksës për infrastrukturën arsimore për 10 vite, si dhe për shkak se në 7 vite të pagesës së saj nga qytetarët dhe bizneset Bashkia e Tiranës nuk i ndërtoi 17 shkollat e premtuara, do t’i drejtohem shumë shpejt zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë për auditim ndaj Bashkisë së Tiranës për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa për infrastrukturën arsimore, për të zbuluar arsyen se pse dështoi skema e PPP-ve dhe pse taksat e mbledhura nga qytetarët nuk shkuan në destinacionin e premtuar.

Do të presim me qetësi vendimin dhe auditimin e KLSH për të ndjekur më pas të gjitha hapat ligjorë, gjithmonë në respekt të mbrojtjes së interesit qytetar, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies: Pse nga 17 shkollat e premtuara u ndërtuan vetëm 9? Ku përfunduan taksat e qytetarëve?

Tashmë është e faktuar se me Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, miliona euro taksa shpërdorohen dhe destinacioni i tyre final nuk janë shpërbimet dinjitoze ndaj qytetarëve.

Koha që drejtësia të veprojë, me paanësi dhe jo me regji!

Login to post comments