Rama kërkon sërish të implikojë NATO-n në aferën e portit: Duam bashkëfinancim sa më shpejt

E mërkurë, 22 November 2023 18:01

Para pak ditësh u mësua se qeveria shqiptare do shpenzojë qindra miliona euro për portin e ri në Porto Romano.

Edhe pse ishte thënë se ai nuk do ndërtohej me fonde publike, Rama vazhdoi marrëzinë e tij, pasi Portin e Durrësit vendosi ta japë te privatët për të ndërtuar apartamente. 

 

Në fillim të vitit, Rama kishte tentuar të implikonte NATO-n në aferën e ndërtimit të portit të ri, por kryeministri kishte marrë një përgjigje negative nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Megjithatë Rama nuk është ndalur dhe këtë herë kërkoi sërish financim nga NATO për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano.

 
 

Nga takimi i liderëve të Evropës Juglindore që po mbahet në Shkup, Rama deklaroi se kërkon që të procedohet me kërkesën për bashkëfinancim për bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano. Ai u shpreh nga konferenca e përbashkët se përmes kësaj baze detare, NATO do të fitojë një tjetër akses në Evropën Juglindore.

“Dëshiroj të theksoj kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano, të procedohet sa më shpejt sepse ne besojmë shumë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë, jo vetëm për Shqipërinë e rajonin, por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Evropës për çdo rast,” tha Rama.

Login to post comments