Vazhdon jehona e protestës së opozitës shqiptare në parlament.
Këtë herë është portali i njohur konservator amerikan, Breitbart, që raporton për ngjarjen.
“Deputetët shqiptare nga partia opozitare shpërthyen bomba tymuese dhe ndezën një zjarr të vogël gjatë një seance legjislative të hënën, në një përpjekje të dështuar për të bllokuar votimin e buxhetit të qeverisë për vitin 2024.
Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama vjen nga Partia Socialiste. Lideri i Partisë Demokratike të opozitës është 79-vjeçari Sali Berisha, presidenti i parë i Shqipërisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe kryeministër që nga viti 2005 deri në vitin 2013,”shkruan portali.
“Berisha u tha gazetarëve pas kaosit në parlament se partia e tij u desh të përdorte tymuese dhe të barrikadonte karriget, sepse socialistët në fakt e kanë heshtur opozitën dhe e kanë lënë pa të drejta”, vazhdon portali.
Breitbart citon edhe deklaratat e Berishës pas seancës.
“Beteja jonë është pa kthim. Qëllimi ynë është që të sjellim pluralizmin në parlament,” tha Berisha.