Marrëveshja për emigrantët me Italinë, opozita paralajmëron ta çojë në Gjykatën Kushtetuese

E Enjte, 23 November 2023 18:12

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD Sali Berisha ka dhen një deklaratë deklaratë për mediat. Ne fjalën e tij ai citoi edhe marrëveshjen me Italinë për refugjatët e cila do te diskutohet në parlament pas pak ditësh.

Kryetari i PD Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit se do ta çojënë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit në Lezhë. 

 

Berisha: U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit. 

Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.

 
 

Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen. Ka debate dhe është normale. Në tërësi janë dakord. Ishte vullnet i grupit. Edhe unë kam votuar për këtë variant sepse ky variant është legjitim.

Login to post comments