Gjatë një fjalimi në Samitin e tretë të diasporës që po zhvillohet në Tiranë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës jo vetëm përballen me diskriminim e vazhdueshëm, por edhe me spastrim etnik.
“Vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Ju themi se nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë vëllezër dhe motra të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, u shpreh Osmani.