Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit në Lezhë.
Ndërkohë që për problemin e protestës në parlament Berisha tha për gazetarët se, “nuk jemi kundër dialogut nëse rikthehen të drejtat e deputetëve”.
Sali Berisha: Në qoftë se PS respekton të drejtat Kushtetuese kemi deklaruar se jemi për vendosjen e normalitetit. Nuk kemi thënë që nuk bëjmë dialog. Është më e thjeshtë rikthimi i deputetëve të drejtat në Parlament.
Edi Rama nuk pranon se nuk do të hetohet, sepse është autor kryesor i djegësve në vend. Mos harro së është ai kreyautori. Është ai, pyesin me dëshmitar, Beqja thotë që paratë i ka marrë Rama, jo unë. Është i sterilizatorëve , i aferës së Durrësit, i Dubai City-t në portin e Durrësit.
Është Edi Rama këtu, pale Olsi. E keni dëgjuar aferën e Armand Josifit. Në burg janë djem dhe vajza që në mënyrë absolute nuk kanë pasur lidhje me Josifin dhe nuk dinë asnjë fjalë gjermanisht. Ata që bënin vjedhje me bitcoin janë të lirë se është Olsi i zhytur. Është thjeshtra. Ai tmerrohet kur pamendet ajo. Kushtetuta e ndalon, ai beson se është mbi të.