Berisha: Beteja në Kuvend është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit

Premte, 24 November 2023 12:20

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Elbasan me qytetarët dhe demokratët, në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’. Gjatë  fjalës së mbajtur, Berisha theksoi se beteja në parlament e opozitës është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë.

FJALA E PLOTË

 
 

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, në këtë sallë dhe kudo që ndodheni sonte.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, falënderimin më të sinqertë për praninë  tuaj në këtë takim, në një moment ndër më kritikët të të gjithë historisë tonë pluraliste 32 vjeçare.

 
 

Unë vij sot tek ju me thirrjen e zemrës për çdo të ri dhe të re, për çdo qytetare dhe qytetar, demokrat dhe demokrate. Në situatën e krijuar, demokracia në Shqipëri është në klithmat e saj, është në agresionin më të rëndë në 32 vite.

Demokracinë në Shqipëri, kërkon me çdo kusht dhe çmim, ta zhdukë një njeri që do të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet.

Pas 32 vitesh, vështirësish, suksesesh, mossuksesesh, Edi Rama ka zgjedhur ti japë goditjen më të rëndë në historinë e demokracisë, ka zgjedhur të asgjësojë pluralizmin politik në parlamentin shqiptar. Ka zgjedhur të ju mohojë përfaqësuesve tuaj në parlament, ato të drejtat që ju jep kushtetuta pa të cilat ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç vetes së tyre.

Pa ato të drejtat ata nuk përfaqësojnë djem e vajza, burra e gra të opozitës të cilët në kushtet më të vështira me guxim i qëndruan besnik idealeve të tyre demokratike dhe votuan kundër qeverisë.

Pas kësaj, kjo e keqe e madhe e paparë ndonjëherë që nga Enver Hoxha në historinë tonë, kërkon që ata të cilët ju me ata vota sollët në parlament, ata ti ekzekutojë politikisht, ti shndërrojë në një falsitet, në një fasadë të tij dhe jo në përfaqësues tuaj.

Në këtë aspekt beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë.

Nuk ka ndodhur kurrë, është jashtë çdo imagjinate që qeveria të mos lejojë komisionet hetimore parlamentare. Çfarë janë ato miqtë e mi, pse janë ato në Kushtetutë. Ato janë për ju. Kushtetuta i ka ndarë pushtetet. Atij që ka më shumë deputetë në parlament i ka dhënë pushtete kryesore, por edhe asaj që quhet pakicë i ka lënë një pushtet, një veto.

Ky pushtet dhe kjo veto është e drejta kushtetuese e tij për të hetuar qeverinë, në emër tuaj.

Edi Rama shkel mbi ketë të drejtë 8 herë me radhë, sikur 43 përfaqësues tuaj në parlament nuk janë deputet, por janë figurina pa asnjë vlerë aty.

43 deputetë firmosën që në Komisionin e Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari të jetë një njeri i respektuar, me njohuritë ndër më të thella në të drejtën zgjedhore.

Edi Rama thotë jo, nuk e pranoj. Nuk ka rëndë se ju jeni 43 deputetë, do të ua caktoj unë se kush do të jetë bashkëkryetar në Komisionin zgjedhor.

A mund të tolerohet kjo. Çfarë jemi ne nëse pranojmë, që përfaqësuesin tuaj, tonin, ta emërojë Edi Rama. Nuk e bëri Ramiz Aliaj këtë, secili caktonte përfaqësuesin e vet.

Por ky nuk njeh asnjë normë, kufij.

Po pse nuk lejon komisionin hetimor parlamentare, sepse vjedh bashkë me familjen e tij, ditë e natë. Po e them këtu për deklaratë politike? Jo, absolutisht jo.

Që një zyrtar të mos vjedhë, të mos abuzojë, duhet të respektojë kushtetutën, ligjet. Kushtetuta e ndalon, fëmijët e kryeministrit, bashkëshorten dhe prindërtit, e ndalon në mënyrë kategorike që të përfitojë qoftë një qindarkë përveç rrogës së tyre, nga fondet publike, qendrore apo lokale.

Cili është standardi i familjes së Edi Ramës?

Thjeshtra, vajza e familjes e papërmbajtur fiton tendera çdo javë. Atëherë si mund të ju përfaqësojmë ju ne, nëse nuk marrim të gjithë dokumentacionin dhe të themi se kjo tenderat po i fiton për pushtetin e thjeshtrit.

Kushtetuta thotë se, deputeti, kryeministri po e po, deputeti nuk mund të ketë asnjë lloj financimi nga sektori publik qendror apo lokal, nga familja e tij. Dhe ky sna lejon ne.

Ky është sulltan, është kërcënim, rrezik.

Po mirë, çfarë morali kemi ne, nëse themi se po krijojmë një komision hetimor parlamentar dhe po hetojmë kryetarin e Bashkisë së Librazhdit. Ai hajdut është, por hajdut si Rama nuk ka Shqipëria.

Nëse ne shkojmë diku tjetër dhe nuk hetojmë atë që është kreu i sistemit të korrupsionit ne nuk bëjmë detyrën para jush, ne nënshtrohemi.

Por ne nuk e bëjmë kurrë atë. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim.

Nuk len ai komision hetimor. Keni dëgjuar ju të flitet për sarajet e Surrelit. Sarajet e tij të Surrelit kanë gjatësinë e themeleve 57 metra, kanë parkun përreth 5 mijë metra.

Kur i ka ndërtuar ato ka pasur të deklaruara gjithsej, 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Kur ILDKP-ja nisi hetimin ai shkarkoi në mënyrë antikushtetuese Zana Zhukën dhe tani zhgërryhet në sarajet e ndërtuara me krim dhe korrupsion.

Pra, ne këto gjëra duam të ua sjellim ju, të ua sjellim shqiptarëve të vërteta. Nuk kemi ne një betejë politike, por një betejë jetike për mbrojtjen e kushtetutës, pasurive të qytetarëve.

Ju shikoni mediat e tyre që thonë; grumbuj karrigesh, ajo është kryengritja paqësore më e jashtëzakonshme që ka pasur ky vend dhe ai është një simbol i asaj që mund të bëjnë për liri, për dinjitet, ligj, e kushtetutë një grup qoftë edhe prej 43 vetësh dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë.

Qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të dashur miq në këtë sallë!

Ju jeni dëshmitarë se si zhvillohen zgjedhjet.

Ju i patë me kamera se si në qendrën e votimit, aktivisti si terrorist i kuq elektoral shoqëronte 73 zgjedhës në një qendër të vetme për të ju diktuar votën.

Jeni dëshmitar se si në kundërshtim me çdo ligj flagrant shpërndau 683 mijë zarfa në kulmin e fushatës elektorale, pensionistëve.

Ju jeni dëshmitarë se si demokratëve u hoqi emrin nga fletëvotimi. Se si hoqi emrin e kryetarit nga fletëvotimi.

Ju jeni dëshmitarë se ç’bën ai për të ndërruar emrin, identitetin tonë si demokrat, një akt që nazistët e bënin në kampet e përqendrimit ndaj hebrenjve, ua hiqnin emrat dhe u jepnin numra

Nuk njeh kufi, parim, moral në luftën kundra nesh. A mundet ne ta tolerojmë më shumë atë?

Gjenerata që përmbysi komunizmin e ka të qartë se çfarë do të thotë diktaturë. Por unë ju them ju që jeni më të rinj, që ajo diktaturë ishte e më e shëmtuara në Europë, dhe si ajo nuk ka provuar asnjë komb tjetër.

Por një studiues i madh i diktaturave thotë se më e keqja e të gjitha diktaturave, pra më e keqe se diktatura komuniste, naziste, teokratike është diktatura e bandave.

Ajo nuk ka parim, moral, rregull dhe sot Edi Rama është kreu i bandave.

Përpiqen të sfumojnë qëndrimet tona me fjalën se, ky vetëm Edi Rama, Edi Rama.

Miqtë e mi, kishte vdekur Enver Hoxha dhe ne nga mëngjesi deri në darkë sulmonim Enver Hoxhën, damkosnim Enver Hoxhën sepse ai kishte qenë e keqja më e madhe në historinë tonë kombëtare.

Por sot ju them ju, se pas Enver Hoxhës, Edi Rama është e keqja më e madhe e historisë tonë kombëtare.

Në këtë betejë ju ftoj ju, çdo qytetar, opozitar të përqendrohet me të gjithë potencialin kundër kësaj të keqeje që ka vendosur në Shqipëri një diktaturë.

Pra ne votën njëlloj si në diktaturë, ne numërojmë, ai na i numëron. Na i numëron se fut patronazhistin 73 herë.

Ai na i blen, ai blen të drejtën e votës, ai blen vetë votën. Ai terrorizon, nxjerr bandat në mbarë vendin, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier dhe kudo. I solli dhe nga Dubai për të terrorizuar qytetarët.

Pra me votë, vota jonë nuk vlerë. Deputetët që ju përfaqësojnë nuk kanë më vlerë.

Tani a duhet ne të pranojmë këtë situatë? Kurrë nuk do të pranojmë këtë situatë.

Pse Edi Rama kaloi tani në ekstrem?

Kaloi vetëm për një arsye. Për fatin tonë më të keq, ai pas zgjedhjeve të 2017, ose gjatë zgjedhjeve, ai vuri nën kontroll opozitën.

Dhe bashkërendonte, nuk po merrem se çfarë diskutuan ata në marrëveshje se skam qenë aty. Por ju jap një fakt tjetër.

Ju të gjithë besonit në fitore edhe unë besoja në fitoren  e 25 prillit. Të gjithë besonim. Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, në optimizëm, në energji.

Dy gjëra. Tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; zoti Berisha, po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për koalicionin e madh.

Çfarë i them unë? Thotë që PD e PS të bëjnë koalicion. Jo i them unë, nuk mund të pajtohem me një gjë të tillë sepse është një gjëmë për vendin. Të krijojnë dy partitë një koalicion, rrinë e vjedhin bashkërisht dhe e shkatërrojnë, nuk lënë asgjë.

Më thotë, po mirë nuk e do, por nëse bëhet çfarë do të bësh? Nëse bëhet, unë do të bëj çfarë të mundem kundër tij. Unë nuk do të pajtohem kurrë me të.

Dhe kjo arsye, ishte shkaku i vërtetë i shpalljes non grata të Sali Berishës. Sepse nëse do pranoja do të kishim një opozitë në kontroll të tij, që bashkëqeveriste, që u pinte gjakun dy herë më shumë qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe një sundim i egër i paparë.

Jo i them unë, dhe pastaj mirënjohja e pakufishme ndaj jush, mbështetja e juaj është fakt që unë jam sot këtu para jush.

Momenti i dytë, se do ti gjykojmë politikisht gjërat.

Kur u bashkua grupi parlamentar. Kur e pa se u bënë 43 burra e gra të vendosur për të mbrojtur idealet tuaja në parlament, ai kaloi në ekstrem.

Parlamentin e futi në klandestinitet, e asgjësoi. Në kundërshtim me ligjin e rregulla, e kaloi online.

Nxori një dacibao kundra meje dhe dhëndrit tim, për fajin e vetëm se ai në një proces të zgjedhur nga 1994 gjer në 2009, ka marrë 408 metra tokë të trashëguar nga e gjyshja e tij, me të gjitha dokumentet e të gjitha kohërave.

Dhe tani çfarë bën prap?

I heq të drejtën kryetarit të PD-së të dalë jashtë, detyrimin tjerë e tjerë me radhë. Prisni çfarë është kjo? Kjo është marrje e pushtetit të parlamentit, nëpërmjet 2-3 mercenarëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë për llogari të Edi Ramës.

Tani ta dini ju mirë dhe ta dijë çdo shqiptar, se Sali Berisha shkon dhe do të shkojë sa herë të thirret në çdo hetuesi të botës.

Të ju them ju të vërtetën, të jem i sinqertë. Nuk është se nuk kam dëshirë të shkoj, sepse do dal dhe të ju bëj gjyqin jo nga salla e PD-së, por nga dera e prokurorisë. Aty do të ua bëj gjyqin.

Po pse nuk shkoj, pse nuk e pranoj vendimin? Unë nuk pranoj vendimin se 3 mercenarë të urdhëruar nga Edi Rama i marrin parlamentit pushtetin, për arsye se parlamenti nuk e pengon hetimin, as vendimin e gjykatës.

Por para se gjykata të gjykojë, duhet të marrë miratimin e parlamentit.

Neni 73/2 thotë se; deputetit nuk mund ti hiqet liria në asnjë formë, pa miratimin paraprak të parlamentit.

Kur unë e dërgova në vitin 2012 për ta hequr këtë pikë, dhe them prap jam dakord ta heqim që të jemi të gjithë njëlloj  para ligjit, Edi Rama u soll në mënyrë të tërbuar, u thoshte të tjerëve se Sali Berisha më arreston që nesër nëse heq këtë pikë.

Tani unë i them hajde ta heqim këtë pikë, ti je në pushtet unë në opozitë.

Por pushtet me mercenarë nga parlamenti nuk mund të marrësh kurrë.

Unë ju sqarova ju këtu për të parë se cili është pozicioni i tij ekstrem sot. Ai e kuptoi se e humbi kontrollin mbi opozitën.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se opozita në një betejë pa kthim do ta përmbysë atë.

Ai e di mirë se nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet përveç se në 2013.

Ai e din shumë mirë këtë. Ai e din shumë mirë se me një opozitë të vërtetë nuk i fiton më zgjedhjet kurrë.

Ndaj dhe ka hedhur çdo maskë dhe është vërsulur si një diktator për shkatërrimin e pluralizmit në vend.

Ne jemi njerëz politik, ne e dimë se e keqja e të gjitha të këqijave në Shqipëri është Edi Rama, ndaj dhe sot gjer në përmbysjen e tij ai do të përballet me ne, në çdo qytet, vend, fshat dhe ne do të votojmë të lirë.

Beteja jonë është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve.

Shqiptarët largohen dhe largohen dhe ne sodisimin këtë shkretim të tmerrshëm të vendit tonë, ndërkohë që ka pasuritë më përrallore, potencialet njerëzore më të jashtëzakonshme.

Por këta ikin, se një shpresëvrasës mbjell, vret shpresë çdo sekondë, orë, çdo ditë.

Atëherë çfarë do të bëjmë. Do të sodisim? Jo nuk do të sodisim, në betejë, të gjithë në betejë, në parlament në betejë, në çdo rast në betejë.

Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten, çfarë do të bëjë ndaj kësaj të keqeje kaq të madhe? E zvarritëm bustin e Enver Hoxhës, kishte vite që kishte vdekur, por ishte simboli i më të keqes.

Duhet të zvarrisimin pushtetin e Edi Ramës, me Edi Ramën që të shpëtojë Shqipëria.

Duhet ta dini mirë se ai është një nga kryefrikacakët më të mëdhej të këtij kombi. Ai është i pari që ja mbath sepse e di që ka kryer krimet më të shëmtuara.

Ndaj dhe po e mbyll këtë fjalë, përsëri me thirrjen time; çdo demokrate e demokrat, çdo opozitare dhe opozitar, çdo shqiptar absolutisht me shumë të drejtë, se më antishqiptar se këtë, përveç Enver Hoxhës, nuk ka pasur njeri.

Pashiqi shqiptar e quan Europa, Edi Ramën, vasalin e Vuçiçit.

Pra të mendojë, të kontribuojë të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama dhe klika e tij, për të rivendosur pluralizmin, për të bërë që shqiptarët të votojnë të lirë, që opozita shqiptare të fitojë.

Login to post comments